Qen robotë me fytyra hiperrealiste të miliarderëve të teknologjisë që krijojnë një vepër arti të gjeneruar nga inteligjenca artificiale po bëjnë xhiron e botës në një ekspozitë në Berlin nga artisti amerikan Mike Winkelmann, i njohur më mirë si Beeple.
Në Neue Nationalgalerie, Winkelmann ka instaluar një seri qensh robotikë të pajisur me koka silikoni të modeluara sipas disa prej figurave më të njohura në teknologji dhe kulturë, duke përfshirë Elon Musk, Mark Zuckerberg, Jeff Bezos, së bashku me figura historike si Andy Warhol dhe Pablo Picasso dhe vetë artistin, Beeple.
Instalacioni, i titulluar ‘Regular Animals’, i paraqet figurat jo si ikona të largëta, por si makina të shqetësuara që enden në hapësirën e galerisë- pjesërisht spektakël, pjesërisht satirë.
Çdo robot është i pajisur me kamera që kapin mjedisin përreth dhe më pas i “përpunojnë” ato në imazhe të shtypura, të cilat nxirren në një gjest ironik që imiton tretjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje