Politike

Në mes të debateve, mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Më 14 qershor është përcaktuar të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, sipas asaj që tashmë po kthehet në traditë.

Mbledhja do të mbahet në Gjakovë, vend ku në 14 qershor nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës dhe nis në orën 11:00. Logoja e mbledhjes së dy qeverive është “Të përbashkuar në Gjakovë”.

Pritet me interesim të madh, konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, pas përfshirjes së Ramës në zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi duke paraqitur një draft-statut për krijimin e Asocia cionit të Komunave Serbe, dokument që në fakt Rama ia ka propozuar Gjermanisë dhe Francës pa u konsultuar së pari me Albin Kurtin.

Në Gjakovë në orën 14:00 përfaqësues të dy qeverive do të zhvillojnë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve, e më pas do të jenë në një drekë të shtruar nga Kryeministri Kurti.

Në orën 16:00 priten edhe takime me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare të Gjakovës, Pejës, Deçanit, Prizrenit, Dragashit, Tropojës, Kukësit dhe Hasit.

Agjenda e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, 14 qershor:
11:00 - Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
11:15 - Mbërritja e kryeministrit Edi Rama
11:30 - Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë-Shqipëri
12:45 - Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
13:15 - Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Kurti e Rama
14:00 - Homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës
16:00 - Takimi me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare (Gjakova, Peja, Deçani, Prizreni, Dragash, Tropojë, Kukës dhe Has)


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë