Të dhënat e fundit nga Italia, sugjerojnë se pjesa dërrmuese e të prekurve me koronavirus po humbin jetën në shtëpi, pa pasur mundësi as të shkelin në spital. Në Lombardi 9 në 10 të vdekur nuk arritën as t'i nënshtrohen kujdesit intensiv.
Në provincën e Bergamos, rajonit më të prekur nga Covid-19, koha e pritjes për një ambulancë arrin deri në shtatë orë. Punëtonjësit shëndetësorë flasin për një katastrofë shëndetësore.
Të enjten, në rajon humbën jetën plot 2,168 persona dhe vetëm 260 (13%) ndërruan jetën në kujdesin intensiv.
Siç raporton “Il Fatto Quotidiano”, zona më e prekur është ajo e Bergamos me mbi një të katërtën e vdekjeve. Gazeta thotë se nëse telefononi 118 dhe duke thënë se keni një të afërm i cili po lufton të marrë frymë dhe ende nuk e ka bërë tamponin, orët e pritjes për një ambulancë arrijnë deri në shtatë orë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.