Shendet

Gjysma e viktimave të koronavirusit në Itali vuanin nga 3 ose më shumë sëmundje të tjera

Afërsisht gjysma e viktimave të shkaktuara nga koronavirusi i ri në Itali vuanin nga 3 ose më shumë sëmundje para se të infektoheshin.

Instituti Italian i Shëndetit Publik ka bërë publike të dhënat, sipas të cilave mundësitë që një person të gjejë vdekjen vetëm nga koronavirusi janë shumë të pakta.

Instituti thotë se vetëm 0.8 për qind e viktimave në Itali kanë gjetur vdekjen si pasojë direkte e koronavirusit, ndërsa pak më shumë se gjysma e tyre kanë vuajtur më parë nga një ose dy sëmundje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë