Ekonomi

Në kërkim të një konsorciumi ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njoftoi çeljen e garës ndërkombëtare për ndërtimin dhe operimin e Aeroprotit të Vlorës.

Ajo bëri me dije se në mes të muajit janar pritet fituesi dhe që "shpresojmë të jetë një konsorcium ndërkombëtar i denjë për aeroportin e shqiptarëve. Ky lajm është i rëndësishëm jo për Vlorën, por për gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë”.

Gara u çel sot pas një pezullimi 9-mujor për shkak të pandemisë, “e cila i ka dhënë një  goditje shumë të rëndë sektorit aeroportual në botë dhe ka paralizuar botërisht investimet në këtë sektor. Shpresojmë që pjesa e mbetur e afateve të garës do të mundësojë afrimin e investitorëve potencialë dhe krijojë hapësirën për përzgjedhjen e një konkurenti fitues brenda vitit”.

Ministrja Balluku bëri me dije se ka patur shumë kërkesa për këtë investim dhe gara do të mbetet e hapur për një muaj deri më 23 nëntor dhe ofertat do të vlerësohen brenda dy javëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë