Treg

Në kapitalizmin e palëve të interesuara, aksionerët vazhdojnë të jenë mbretërit

Kapitalizimi i vlerës që palët e interesuara kanë (stakeholders) arriti majën në 2006-ën në Angli, kur kryeministri Tony Blair u kërkoi drejtorëve të mbajnë llogari për stafin, klientët, prodhuesit, mjedisin si dhe reputacionin e koorporatës.

Por nuk funksionoi? Kriza financiare tregoi se rezervat në bankat më të mëdha britanike dhe reputacioni i bizneseve të Britanisë së Madhe shkuan në kolaps.

Tani, pas një dekade, bizneset e mëdha në SHBA po mburrin kapitalizmin e palëve të interesuara (pra stakeholders), teksa mbrohen nga kriticizmi i saj në shoqëri. Së fundmi, në Gusht, Tryeza e rrumbullakët e biznesit (the Business Roundtable) publikoi një letër të nënshkruar nga 181 CEO të cilët  ranë dakort për të shpërndarë vlerë tek të gjitha palët e interesuara (stakeholders).

Për disa njerëz, ky interes i ri për “palët e interesuara” sjell në mendje mendime se rrogat e CEO-ve do ulen apo se kompanitë në mënyrë vullnetare do paguajnë më shumë taksa për të shpëtuar planetin nga kriza klimaterike që e cënon. Por mos i mbani shpresa këtu. Kompanitë do i vazhdojnë zotimet e tyre siç iu ka hije korporatve që gjithnjë mundohen të lënë një imazh sa më të mirë në komunitetin e tyre, por ndërkohë do i vazhdojnë funksionet me atë qëllim që kanë pasur gjithnjë. Kthimi i të ardhurave do të vazhdojë të jetë qëllimi apo shqetësimi numër 1 dhe jo i 2-ti apo i 3-ti.

Kjo nuk tregon se asnjë gjë nuk po ndryshon. Një mjedis biznesi në lëvizje dhe treg punësimi i vështirë po i shtyn kompanitë të mbajnë më shumë llogari në çështjet që punonjësit dhe klientët kanë merak, si rezultat i një frike të përhapjes së imazhit negativ e kryesisht nga rrjetet sociale. E tillë është situata e biznesit. Nëse dëshiron të fitosh të ardhura të mëdha duhet të bësh kujdes në faktin se klientët mund të largohen dhe punonjësit të mbeten të pakënaqur.  

Është e thjeshtë për të parë se pse korporatat amerikane janë të gatshme të projektojnë imazh të adhurueshëm e sikur nuk i   kushtojnë shumë rëndësi aksionerëve. Popullata e SHBA-së, në të majtë e të djathtë po kthehet kundër tregjeve të lira, dhe shefat ekzekutivë po e shohin se lobimi i tyre i ka lënë vulnerabël. Kështu që atyre nuk iu mbetet gjë veçse se të fajësojnë atë që në një mënyrë apo tjetër do iu kalohej politikanëve. Nëse një kompani mund që t'i bindë palët e interesuara (stakeholders) që gjithçka po ecën sipas interest të këtyre të fundit, atëherë kompania s’do të shqetësohej shumë për pagesën e CEO-s apo të bëjë ndryshime radikale në strukturën e vet që godasin kthimet e aksionerëve.

Nëse po sheh për vende në të cilat aksionerët janë akoma mbretër, shih jo më tutje se tryeza e rrumbullakët e biznesit (The Business Roundtable). Tryeza e rrumbullakët e kryesuar nga drejtori i bordit drejtues i JP Morgan Chase dhe CEO James Dimon e kuptojnë se ky ndryshim nuk nënkupton që aksionerët do të vuajnë.

Deklarata reflekton faktin që nëse korporatat dëshirojnë të jenë të suksesshme, të qëndrueshme, dhe të kthejnë të ardhura tek askionerët, ato duhet të konsiderojnë interesat dhe të takojnë pritshmëritë e drejta të vëna nga palët e interesuara, krahas atyre çfarë aksionerët kërkojnë. Nje zëdhënës shprehet se “Misioni ynë është një stabilitet në të ardhura në kohë afat-gjata, dhe nëse një kompani dëshiron të ndërtojë vlerë në të ardhmen, atëherë ajo duhet të shqetësohet shumë për mbajtjen e besimit ndaj punonjësve dhe klientëve.

I ndjeri ekonomisti i tregut të lirë Milton Friedman, është shprehur se e vetmja përgjegjësi sociale e biznesit është që të “përdorë burimet e saj dhe të angazhohet në aktivitete të dizenjuara në rritjen e fitimeve për aq kohë sa iu bindet rregullave të kohës”. Por kushedi, mbase në kohët e sotme me rëndësinë e madhe që rrjetet sociale luajnë, do ishte pro rëndësisë së madhe e kujdesit të treguar ndaj klientëve e punonjësve.   

Themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror ka organizuar javën me mbledhjet e tij të përvitshme në Davos të Zvicrës rreth temës së “palëve të interesuara”, por kjo temë është duke u përdorur për të nënkuptuar dy gjëra të ndryshme. I pari, vizioni i Z. Schwab, përfshin një marrdhënie me shkëmbime ndihmuese të aksionerëve dhe palëve të intersit, e kjo marrdhënie e menaxhuar nga një CEO i punësuar për të drejtuar kompaninë në interes të shoqërisë, pavarësisht nëse kompania bën fitime më të larta dhe çmime më të mira të aksioneve.   

Tjetri, le ta quajmë atë vizioni i interesit i  palëve të tryezës së rrumbullakët, ka të bëjë me vëmendjen e palëve të interesuara. Kjo pasi ky shqetësim përbën një pjesë thelbësore në çështjen e fitimit të parave për aksionerët në planin afatgjatë. Duhet pasur parasysh, se në vizionin e Tryezës së Rrumbullakët nuk përfshihet pjesa në të cilën aksionerët heqin dorë nga fitimet e tyre që palët e tjera e interesit të kenë fitime. Përveçse në rastin në të cilin është e nevojshme për të forcuar markën, reputacionin ose produktivitetin.

Ndoshta do të ishte më mirë të ndalet së foluri për palët e interesuara kundrejt aksionerëve dhe përkundrazi të përqendrohemi në tablonë më të gjerë ekonomike që na paraqitet. Sigurisht që nxitja më e madhe për një kompani është fitimi i parave, kështu që kjo njohuri të përdoret njëkohësisht në pasjen e një kompanie të fortë si dhe me klientë të kënaqur për atë çka paguajnë.

Dhe cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë? Përqendrohuni në një kombinim më të mirë të forcave të brendshme operuese në mënyrë që të përballeni më mirë në situatën e konkurrencës. Ndërsa për çështje të tilla si klima ku çmimi nuk është i rëndësishëm, ia lini në dorë ndërhyrjes së qeverisë.

Nëse doni të shihni se si palët e interesuara fitojnë nga konkurrenca e lirë e tregut shihni jo më tutje se rrogat që iu ofrohen punonjësve. Në kujtesën e fundit, punëtorët pësuan paga stanjative (pra të mbetura në një nivel pa përmirësime) dhe humbën edhe  fuqinë zërit të tyre për përmirësime. Por tregu i ngushtë i punës dhe konkurrenca për të joshur punonjësit, kohët e fundit ka treguar rritje të pagave.

Duhet pasur parasysh se ndërhyrja e qeverisë është thelbësore aty ku tregjet nuk operojnë, dhe te pjesa e emetimeve të karbonit kemi një shembull klasik për diçka që tregjet nuk kanë vlerë, kjo pasi dioksidit të karbonit  akoma nuk i është gjetur një mënyrë për ta kthyer në diçka fitimi prurëse. Sigurisht, disa kompani do t'i përgjigjen presionit të klientëve dhe punëtorëve për të ulur emetimet e CO2, por të kontrrollosh emetimet totale të CO2 (që nënkupton mbajtjen e naftës dhe qymyrgurit nëntokë) është thuajse e pamundur në kohën e sotme,  pasi duhet të sigurohesh që askush nuk do të shtyhet në përfitimet potenciale monetare që shfrytëzimi i këtyre rezerva natyrore ofrojnë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë