Media Galeri

Në ishullin e pemës së dragoit

Socotra ka një ekosistem unik të larmishëm. Ishulli është shtëpia e një numri të lartë të specieve endemike. Rreth një e treta e jetës bimore në këtë zonë e përbëjnë llojet e bimëve ose kafshëve që gjenden vetëm në atë zonë. Pema e gjakut të Dragoit është një nga bimët më të habitshme të Socotra.
Pema e cila shkencërisht njihet me emrin Dracaena cinnabari, i përket familjes Asparagaceae.
Kjo pemë rritet ngadalë dhe ka gjethe të holla dhe vertikale të cilat së bashku me gjethet formojnë një gjysmë sferë. Veçantia e kësaj peme është se rrëshira e saj është e kuqe dhe në lashtësi është përdorur në mjekësinë alternative./Volcanolife/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë