Ngjarje

Në Gjermani, vendosja e maskave mbrojtëse, e detyrueshme

Duke filluar nga java tjetër, askush nuk do të lejohet të dalë në rrugë pa maskë në Gjermani.

Ndërkohë që bëhen gati për hapjen e ekonomisë, të gjitha shtetet gjermane kanë bërë të ditura planet për ta bërë të detyrueshme vendosjen e maskave.

Bremeni ka qenë rajoni i parë federal që ka mbështetur masat, pasi Senati i tij ka konfirmuar vendimin të premten.

Vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme edhe kur përdoret transporti publik në gjithë Gjermaninë dhe gati të gjitha shtetet do të marrin vendim për vendosjen e tyre edhe gjatë blerjeve nëpër dyqane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka rekomanduar fuqishëm vendosjen e tyre javën e kaluar, kur ka lehtësuar masat e izolimit në nivel kombëtar.

Shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme sa u përket udhëzimeve për përdorim të maskave.

Austria i ka bërë ato të detyrueshme gjatë blerjeve nga fillimi i këtij muaji, ndonëse Zvicra ka njoftuar të mërkurën se nuk të kërkojë vendosjen e tyre nga qytetarët, teksa lehtëson masat e izolimit.

Instiuti gjerman, Robert Koch ka konfirmuar për 145,694 persona të prekur dhe 4,879 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Gjermani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë