Futboll

Në fushë të thatë Tirana mposht Flamurtarin

Pas shtyrjes me një ditë për shkak të shirave të dendur, Tirana ka arritur të marrë fitojë me Flamurtarin në ndeshjen e parë të 1/8-vë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja që u vendos për t’u luajtur këtë të enjte, duke filluar nga minuta 25’.

E rinisur në kushte shumë herë më të favorshme për të luajtur futboll, ndeshja nuk kishte asgjë të ngjashme me atë të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës. Loja është me e shpejtë dhe Tirana merr menjëherë në dorë frenat e lojës. 13 minuta nga rifillimi i ndeshjes, vjen goli i parë. Ishte anglezi Majkëll Ngo që përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe çoi topin në rrjetë.

Reagimi i Flamurtarit pas këtij goli mungoi dhe Tirana vazhdoi të qëndronte në sulm. Me anë të një goditje dënimi, Hoxhallari shënoi edhe golin e dytë për Tiranën në minutën e 41’. Në 45 minutat e dyta, Flamurtari provoi të reagonte, por nuk ishte efektiv në rastet që pati. Në fillim Batha, pastaj Torasa nuk i çuan dot në rrjetë rastet që patën para portës së Tiranës.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Tirana mori një fitore që e çon shumë pranë kalimit të kësaj faze të Kupës së Shqipërisë. Nga ana tjetër Flamurtarit do i duhet një mrekulli që në ndeshjen tjetër në Vlorë të fitojë dhe të kalojë më tej.
Më poshtë tabela e plotë e ndeshjeve të para të fazës së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë