Tarifat 15% të SHBA për mallrat kineze me vlerë rreth 110 miliardë dollarë filluan, ashtu si dhe tarifat hakmarrëse të Pekinit për rreth 75 miliardë dollarë të mallrave amerikane.
Bota ka përjetuar dy raunde të rritjes së tarifave amerikane dhe hakmarrjes kineze.
Sipas Aditya Bhave, ekonomist globale pranë Bankës America Merrill Lynch, fundjavën që lamë pas, përgjatë një raundi tjetër që është vonuar deri më 15 dhjetor, tarifat doganore janë ndryshe nga ato që janë aplikuar më parë.
"Për raundet precedente të tarifave, ka patur një përpjekje për të qëndruar larg nga produktet e konsumatorëve" tha Bhave. "Tani ata po procedojnë me mallra jo të kosnumit", tha ai.
Produkte popullore si laptop, këpucë dhe lodra janë targetuar. Kjo do të cënojë besimin e konsumatorit në një moment delikat për ekonominë amerikane, në një kohë kur shpenzimi zbut rënien e sketorit të prodhimit.
JPMorgan ka parashikuar që tarifat amerikane të imponuara ndaj Kinës u kanë kushtuar familjeve amerikane mesatarisht 600 dollarë në vit. Kjo shifër do të rritet në 1,000 $ pas shtatorit dhe tarifat pas dhjetorit do të japin efektin e tyre.
Tarifat e dhjetorit janë veçanërisht të rrezikshme, thekson Bhave. Kjo sepse, ndryshe nga raundet e mëparshme, ka pak vende alternative nga të cilat kompanitë amerikane mund të importojnë produktet në fjalë. Kina përbën më shumë se 80% të importeve amerikane të atyre mallrave.
Çfarë do të thotë: Bizneset nuk do të jenë në gjendje t'i mbrojnë klientët duke ndërruar furnizuesit. Në vend të kësaj, ata ka të ngjarë të duhet të kalojnë shpenzimet shtesë.
Këto tarifa do të godasin gjithashtu fort Kinën. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk po hakmerren" tha ai. Kini kujdes sektorin e prodhimit, investimet private dhe besimin e konsumatorit - si dhe çdo njoftim për shpenzime të reja publike.
Brexit do ta turbullojë më shumë situatën
Ligjvënësit e Britanisë së Madhe kthehen nga pushimet e tyre verore, që do të thotë se lufta e Brexit do të bëhet gati.
Kryeministri Boris Johnson dha një tronditje javën e kaluar kur i kërkoi Mbretëreshës të pezullojë Parlamentin për rreth pesë javë - pezullimi më i gjatë në dekada - ashtu si afati i 31 tetorit për Brexit.
Tanimë, ligjvënësit kanë vetëm pak ditë përpara që pezullimi të nisë për të implementuar një ligj që do të ndalojë një dalje të çrregullt nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje për të mbrojtur tregtinë. Ata do të përpiqen ta bëjnë këtë këtë javë.
Një sfidë ligjore për manovrën e Johnson do të marrë udhë këtë javë në Skoci. Një ish-kryeministër britanik i është bashkuar një padie të veçantë për të ndaluar masën.
Ndërkohë, negociatorët e Brexit vazhdojnë diskutimet me homologët e tyre europianë. Downing Street ka thënë se ata do të takohen të paktën dy herë në javë në shtator.
Nuk duhet harruar se një Brexit i çrregullt paraqet rreziqe të mëdha për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerët e saj tregtarë. Gjermania, e cila është në prag të recesionit, po shikon nga afër zhvillimet me shumë vëmendje.
Ekonomia amerikane pritet të marr kontrollin e realitetit të tremujorit të tretë.
Shqetësimet për të ardhmen e ekonomisë amerikane u rishfaqën në gusht, kur përmbysja e kurbës së rendimentit të Thesarit ndezi një paralajmërim të recesionit.
Rritja e PBB-së për tremujorin e dytë u rishikua pak a shumë në 2% nga 2.1% javën e kaluar. Dhe ndërsa konsumatori amerikan ende duket i fortë përballë përkeqësimit të sektorit të prodhimit, indeksi i besimit të konsumit nga Universiteti i Miçiganit të Premten regjistroi rënien e tij më të madhe mujore që nga dhjetori 2012, falë luftës tregtare.
Nëse konsumatorët do ta përjetojnë luftën tregatare dhe do të sillen përkundër saj, ekonomia mund të ndiejë dhimbje serioze.
Të dhënat ekonomike gjatë javës në vijim duhet të japin më shumë detaje se si paraqitet ekonomia amerikane në tremujorin e tretë.
Shkalla e papunësisë parashikohet të jetë e qëndrueshme në 3.7% ".
Burimi: CNN Business
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.