Moti

Në fundjavë, stuhi dhe rrebeshe shiu

Pas ditëve me temperatura që shënuan 38 gradë celsius në hije, duket se fundjava e parë e korrikut do të sjellë ndryshime në kushtet atmosferike.

Masa ajri më të freskëta nga Europa Veriore do të sjellin vranësira dhe reshje shiu në formën e stuhive dhe rrebesheve në zonat malore dhe zonat e ulëta. Zona e bregdetit do të manifestohet me prani të vranësirave, por edhe era do të jetë me intensitet të lartë deri në 15 m/sek. Do të ketë rënie të temperaturave më të ndjeshme në zonat malore.

Zona malore 15/27 gradë celsius, zona e ulët 20/34 gradë celsius, bregdeti 19/33 grade celsius. Edhe fillimi i javës do jetë serish i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi në zonat malore, pjesërisht zonat e ulëta përreth maleve. Do të jetë dita e mërkurë, e cila do të rikthejë stinën e verës dhe temperaturat e larta deri në 36-37 grade celsius.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë