Moti

Në fundjavë nis edhe bora

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga një qëndër ciklonike e cila ka shkaktuar reshje shiu dhe erë të vrullshme në detet Adriatik dhe Jon dhe rreshje shiu në territorin e Shqipërisë.

E Premte data 01 Prill 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në zonën veri-perëndimore dhe reshje bore në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/14°C
Zona e ulët          10/16°C
Zona bregdetare  12/16°C

Kosova, e Premte data 01 Prill 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 14 -18°C .

E Shtunë data 02 Prill 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore deri në lartësitë 600 metra në nivelin e detit. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       3/10°C
Zona e ulët          6/14°C
Zona bregdetare  8/15°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë