Media Galeri

Në botën bardhezi të fotografit Xavier Roy

Një nga fotografët më të talentuar të të gjitha kohëve, Xavier Roy kafotografuar imazhe bardh e zi të veçanta që zbulojnë bukurinë delikate të njerëzimit. Një grupim fotografish të veçanta që tregojnë se ai ishte tepër detajist. I lindur në Bize, një qytet i vogël në Francën jugperëndimore, nga një nënë artiste dhe një baba që punonte në reklama, Roy kishte një interes për artin që në moshë të re, megjithëse e kuptoi se nuk kishte dhunti për pikturë, skulpturë apo muzikë, por ishte diçka përtej këtyre. Roy e kuptoi këtë gjë kur vizitoi një retrospektivë të fotografit të shquar hungarez, André Kertész, në galerinë Jeu de Paume të Parisit disa vjet më vonë, kur papritmas kuptoi se fotografia do të ishte mjeti i tij i të shprehurit tani e tutje.
“Anglishtja ime është e keqe. Frëngjishtja ime është e keqe. Fotografia është gjuha ime e vetme. Unë jam i lidhur me instiktet, jam gjithmonë vigjilent. E veçanta është të jesh atje në kohën e duhur dhe të shikosh atë që të tjerët nuk e shohin,” ka thënë asokohe Xavier Roy.
Burimi: The Inependent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë