Kombetarja

Shqipëria vetëm rastet, ndërsa Islanda golin

Është mbyllur me fitoren 1-0 të vendasve ndeshja Islandë-Shqipëri. Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një pjesë të parë me ritëm të lartë, dhe më shumë raste për gol, por Islandezët ishin më të saktë në tenativat e tyre.

Në minutat e para ekipi shqiptar ushtroi presion dhe Lenjani me Cikalleshin u shfaqën disa herë rrezikshëm, por pa mundur të jenë konkretë. Islanda nga ana tjetër ishte shumë më e kujdesshme dhe doli më me vështirësi në zonën e portierit Berisha.

Në minutën e 22’ erdhi goli i vendasve, me anë të Gudmundsson, i cili me një lëvizje të shpejtë kaloi shumë lehtë mbrojtësit kuqezinj. Pas këtij goli ekipi i Rejas nuk u tërhoq pas, por insistoi në gjetjen e golit të barazimit. Por asnjë prej inkursioneve të Shqipërisë nuk rezultuan të sakta dhe kjo pjesë e parë është mbyllur 1-0 në favor të vendasve. Por edhe pjesa e dytë nuk ndryshoi rezultat dhe Reja shënoi humbje me deputimin e parë si trajner i Kombëtares.

FORMACIONET ZYRTARE:

Islanda: Haldorson, Hermanson, R.Sigurdson, Gudmuson, Bajrnanson, G. Sigurdson, Arnason, Sigurnjoson, Gunarson, Kjartanson, Skulason.

Shqipëria: Berisha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Veseli, Ismajili, Basha, Abrashi, Xhaka, Cikalleshi, Balaj.

 

Më Shumë