Sociale

Në 24 orë 3 të vdekur dhe 55 raste të reja, gjendje e rënduar në spitalet Covid

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 3 vdekje, një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, ndërkohë që janë konfirmuar  55 raste të reja.   

Mjekja Flutura Beqo deklaroi se në të dy spitalet janë 106 pacientë, 9 në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz. Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me Covid19. Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me Covid19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës,” shpjegoi Beqo.

Beqo bëri me dije se duhet të ruhet distancimi fizik dhe të respektohen të gjitha masat e higjienës. Gjithashtu mjekja përsëriti edhe një herë se nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes të telefonojnë urgjencën kombëtare 127.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 737

Durrës 206

Shkodër 187

Vlorë 105

Lezhë 84

Kukës 54

Korçë 49

Elbasan 42

Fier 39

Berat 37

Dibër 24

Gjirokastër 21


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë