Sociale

Gomisteritë, libraritë dhe kancelaritë mund të rihapin qepenat

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar listën e biznesve të cilave u lejohet ushtrimi i kufizuar i aktivitetin, duke e zgjeruar këtë listë me tre aktivitete që sipas urdhrit fillestar ishin të mbyllura.

Bizneset që lejohen të tregtojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre janë gomisteritë, tregtia me pakicë e librave në dyqane të posaçme dhe shitje me pakicë për kancelari dhe pajisje të zyrave.

Të treja këto aktivitete janë të lira të ngrenë qepenat nga ora 05:00 deri në orën 13:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë