Moti

Ndryshimi i klimës tashmë ka dalë jashtë kontrollit pas javës më të nxehtë në histori

Pas ditëve rekorde të të hënës dhe të martës, raportet kanë treguar se bota mund të ketë parë shtatë ditët e saj më të nxehta në histori.

Në një deklaratë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se “ndryshimi i klimës është jashtë kontrollit”.

“Mendoj se po kalojmë në një situatë katastrofike, siç tregojnë dy rekordet e fundit të temperaturës”, tha Guterres, duke iu referuar rekordeve të temperaturës botërore të thyera të hënën dhe të martën.

Temperatura mesatare globale e ajrit ishte 17.18 celsius të martën, sipas të dhënave, duke tejkaluar rekordin prej 17.01 celsius të arritur të hënën.

“Ne e kuptojmë se jemi në një periudhë të ngrohtë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe kombinuar me El Nino dhe kushtet e nxehta të verës, ne po shohim temperatura rekord që regjistrohen në shumë vende, në të gjithë globin”, thonë ekspertët.

OKB-ja konfirmoi rikthimin e El Nino të martën. El Nino i fundit i madh ishte në vitin 2016, i cili mbetet viti më i nxehtë i regjistruar.

“Korriku do të jetë më i nxehtë ndonjëherë”, thotë Karsten Haustein, studiues.

Pjesë të ndryshme të botës kanë përjetuar valë të nxehti dhe të enjten shërbimi i monitorimit të klimës së BE-së tha se bota kishte përjetuar qershorin më të nxehtë të regjistruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë