Ushqim

Ndryshimi i klimës do ta bëjë verën më të ëmbël dhe më alkoolike

Arti i shijimit të verës mund të bëhet shumë më i ndërlikuar për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ekspertët mendojnë se do të bëhet më e vështirë të dallohen aromat delikate pasi temperatura më të ngrohta do ta bëjnë verën më të ëmbël dhe me më pak shije tradicionale lulesh dhe dheu.

Nxehtësia gjithashtu ka të ngjarë të sjellë përmbajtje dukshëm më të lartë të alkoolit. Emma Sayer, pedagoge e ekologjisë thotë se ndryshimet klimatike mund të bëjnë që ekspertët të flasin për verën pa e ditur se për çfarë po flasin.

“Ata do të duhet të shijojnë ndryshimin në verërat e bëra nga rrushi i rritur në temperatura të ndryshme dhe të mësojnë rreth varieteteve të reja”, thotë Sayer duke shtuar se edhe verërat më të shtrenjta mund të ndryshojnë, pasi vera e thatë ndikon tek rrushi që është i përshtatshëm për klimë më të freskët.

Degustuesit e verën kanë një ‘traditë’ që tentojnë ta njohin verën para se ta provojnë, si duke i marrë erë apo duke e rrotulluar në gotë për të parë ngjyrën.

Edhe ky proces do të ndikohet nga ndryshimet klimatike pasi për shkak të temperaturave të larta reduktohen përbërjet bimore të quajtura tanine.

Ndryshimet klimatike mund të çojnë gjithashtu në më shumë shi në disa vende, që, në rastin e Britanisë, e bën verën pa shije sipas Sayer.

Prodhuesit po e mbledhin më herët rrushin duke zgjedhur në mënyrë selektive rrushin më të shëndetshëm dhe duke përshtatur teknikat e tyre të fermentimit për të llogaritur ndryshimet klimatike.

Ajo që dihet me siguri është se të gjitha vendet e prekura nga ndryshimet klimatike duhet të mësohen me varietet të reja të verës.

“Jo çdo verë do jetë e mirë pasi imagjinoni të provoni verën nga rrushi i ndotur nga tymi në zonat ku do ketë zjarre. Kam frikë se në të ardhmen do jetë e vështirë të shijosh një verë të mirë dhe kjo është një provë që tregon se si ndryshimet klimatike po ndikojnë edhe në atë që konsumojmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë