Politike

Ndryshimet kushtetuese, Soreca: Njohim rolin e Kuvendit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, kërkoi miratimin sa më shpejt në Kuvend të paktit të 5 qershorit.

Në të njëjtën kohë, Soreca përcolli një mesazh jo të vogël kur tha se dialogu duhet të vijojë edhe për çështjet e tjera zgjedhore.

Dhe çështjet që janë pezull dhe objekt debati janë pikërisht listat e hapura e për pasojë ndalimi i koalicioneve që kërkon ndërhyrje në Kushtetutë.   

“Ne inkurajojmë palët të vazhdojnë dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese që u tregua në marrëveshjen e 5 qershorit. Ne kemi parë disa propozime shtesë për Kodin Zgjedhor, të cilat nuk janë pjesë e rekomandimit të OSBE/ODIHR. Ne e njohim rolin e parlamentit në lidhje me sistemin zgjedhor”, u shpreh ambasadori i bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca.

Ambasadori i bashkimit Evropian, Luigi Soreca e vlerësoi sërish reformën zgjedhore, kyçe për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropian. “Pa këtë kusht, Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare. Ky si kusht do të përmbushet patjetër, ndaj duhet bërë patjetër”, u shpreh kryediplomati i BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë