Shendet

Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë mbi 14 milionë vdekje deri në 2050

Ndryshimet klimatike mund të shkaktojë 14.5 milionë vdekje deri në vitin 2050. Në këtë përfundim, ka dalë një analizë e Forumit Ekonomik Botëror.

Raporti i WEF ka analizuar gjashtë kategori kryesore të ngjarjeve klimatike si përmbytjet, thatësira, valët e të nxehtit, stuhitë tropikale, zjarret dhe ngritja e nivelit të detit.

Sipas studimit përmbytjet përfaqësojnë rrezikun më të lartë për vdekshmërinë, duke shkaktuar 8.5 milionë vdekje deri në vitin 2050. Thatësira, e lidhur indirekt me nxehtësinë ekstreme, është shkaku i dytë i vdekshmërisë (3.2 milionë)

Ndërkohë, valët e të nxehtit dhe lagështia e lartë në ajër, përbëjnë mozaikun që do t’i kushtojë ekonomisë globale në aspektin ekonomik, 7.1 trilionë dollarë.

Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë gjithashtu një rritje katastrofike të sëmundjeve të ndjeshme ndaj klimës, të tilla si ato të transmetuara nga mushkonjat. Temperaturat më të ngrohta do të rrisin periudhën riprodhuese dhe zonën e banuar nga kolonitë e insekteve, duke çuar në zgjerimin e sëmundjeve të tilla si malaria në zonat klimatike të buta dhe më pak të prekura si Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Deri në vitin 2050, shpjegon raporti, 500 milionë njerëz të tjerë mund të jenë në rrezik të infektimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë