Moti

Ndryshimet klimaterike, pse Europa po bëhet më e nxehtë

Ndryshimi i klimës po rrit numrin e valëve të nxehtësisë në Europë më shpejt sesa projeksioni kompjuterik kishte parashikuar, sugjerojnë kërkimet e reja në këtë fushë. Temperaturat në Europë kanë arritur nivele rekord gjatë kësaj vere duke kaluar 46.0 ° C, të regjistruara në jug të Francës. Numri i ditëve me nxehtësi ekstreme në Europë është trefishuar që nga viti 1950.

Numri i ditëve të ftohta ekstreme gjatë dimrit është përgjysmuar në disa zona, me pjesën e mëvonshme të vitit që gjithashtu është më e ngrohte dekadë pas dekade. Nxehtësia ekstreme është e rrezikshme sepse streson trupin e njeriut, duke çuar potencialisht  drejt një goditje nga i nxehti.

Shkencëtarët e dinin se ndryshimi i klimës do e ngrohte Europën, por ata kryesisht studiuan ndryshimet afatgjata në temperaturat ekstreme dhe nuk e kishin menduar se këto ndryshime do ishin kaq afër. Studimi i ri shqyrtoi të dhënat e stacioneve të motit të regjistruara midis viteve 1950 e 2018 dhe analizoi një përqindje më të lartë të ekstremeve të nxehta dhe ekstremeve të lagështisë, dhe një përqindje më të ultë të ditëve të ftohta, por me temperatuarë shumë më të larta se norma e mëparshme.  Ata zbuluan se ditët jashtëzakonisht të nxehta janë bërë më të nxehta me një mesatare prej 2.30 ° C. Ditët jashtëzakonisht të ftohta janë ngrohur mesatarisht me 3 ° C

“Ne analizuam ditën më të nxehtë dhe natën më të ftohtë në vit, kështu që për secilin vit kërkuam vlerën maksimale dhe minimale dhe si ato kanë ndryshuar me kalimin e kohës,” tha Ruth Lorenz, një shkencëtar i klimës në Institutin Federal të Teknologjisë Zvicerane në Zyrih, Zvicër që është edhe autor kryesor i studimit. Edhe në shkallë rajonale për Europën, ne mund të shohim që këto tendenca janë shumë më të mëdha nga sa prisnim nga ndryshueshmëria natyrore. Ky është vërtet një sinjal i fortë nga ndryshimi i klimës.”

Rajone të veçanta në të gjithë Europën përjetuan ndryshime drastike të temperaturës, gjë që e bën të vështirë krahasimin e temperaturave mesatare europiane tashmë. Në Europën Qendrore, ekstremitetet e temperaturave u rritën me 0.14 ° C për një dekadë më shumë se mesatarja e verës, sipas Dr. Lorenz. Më shumë se 90 përqind e stacioneve të motit të studiuar treguan se klima po ngrohej.

“Ne po arrijmë në rekorde të reja shumë më shpejt nga sa e prisnim. Verat dhe dimrat europianë do të nxehen akoma dhe më shumë në vitet e ardhshme pasi ndryshimi i klimës përshpejtohet, duke prekur qytetet dhe njerëzit të papërgatitur për ngritjen e temperaturave,”- pretendojnë autorët e studimit “Shumë njerëz nuk kanë ajër të kondicionuar dhe kjo i vë ata në një rrezik të madh,” tha Dr Lorenz.

 

Më Shumë