Kombetarja

Ndryshime te kombëtarja, largohen tre futbollistë

Vetëm një ditë para ndeshjes së miqësore me Uellsin, grupi i kombëtares së futbollit ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Ashtu siç trajneri Kristian Panuçi paralajmëroi, nga grumbullimi i ekiit kuqezi do largohen tre futbollistë.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Emanuele Ndoj, dhe dy mbrojtësit Berat Gjimshiti e Egzon Binaku të cilët do largohen nga kombëtarja për shkak dëmtimi. Nuk bëhet e ditur se cili ka qenë lloji apo shkalla e dëmtimit të tre futbollistëve, pasi prej të treve vetëm Ndoj nuk ishte në fushë në sfidën e “Loro Boriçit”. Me largimin e Gjimshitit dhe Binakut tashmë shtohen akoma dhe më shumë dilemat e trajnerit Kristian Panuçit për të ndërtuar repartin difensiv, pasi të dyve iu shtohet edhe Mavraj që nuk do mundet të luaj për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Skocinë.    

Të vetmit mbrojtës në dispozicionin e trajnerit për sfidën me Uellsin janë Veseli, Dermaku, Ismaili, Lila dhe Hysaj. Më herët gjatë konferencës për shtyp, Panuçi u shpreh se do e përgatis ndeshjen me Uellsin vetëm me 16 lojtarë. Këta tre futbollistë që largohen këtë të hënë nga grumbullimi i ekipit kombëtar e çojnë në 5 numrin e futbollistëve të ikur para kohë nga skuadra e Panuçit para kohe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë