Kombetarja

Ndryshime në listën e Kombëtares, Alban Hoxha në grumbullim me ekipin

Edi Reja ka vendosur të bëjë ndryshime në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Armenisë, Kazakistanit dhe Lituanisë. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit, ka konfirmuar se kuqezinjve i është bashkuar edhe portieri Alban Hoxha.

Menjëherë pas stërvitjes së fundit me Partizanin, ai është nisur drejt grumbullimit të kombëtares dhe tashmë është bashkuar me pjesën tjetër të lojtarëve. Fillimisht, Hoxha nuk ishte përzgjedhur nga Eduardo Reja.

https://www.facebook.com/partizaniclub/posts/1462919543902437

Për këto ndeshje trajneri ka grumbulluar 3 portierë, Strakoshën, Berishën dhe të riun Molla, ndërkohë që Hoxha bëhet i 4-ti. Ende nuk është qartësuar se cili prej portierëve nuk do të jetë i gatshëm për 3 sfidat e muajit tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë