Kosova

Ndryshim online i qendrës së votimit deri më 7 shtator, Kosova përgatitet për zgjedhjet vendore

Të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote, pavarësisht vendbanimit të tyre mund të ndryshojnë vendvotimin online përmes aplikimit në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Aplikimet duhet të bëhen brenda datës 7 shtator të këtij viti. Pas kësaj date, listat me votuesit do të përpunohen dhe përgatiten për zgjedhjeve vendore të 17 tetorit.

Njoftimi është dhënë nga KQZ përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale.

Pasi aplikohet për ndërrimin e qendrës së votimit, kërkesa e qytetarit do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Linku online për ndërrimin e qendrës së votimit është: http://eomp.kqz-ks.org/VÇhangeRequests/Index


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë