Shendet

Ndotja nga zjarret ekspozon qytetarët ndaj rreziqeve të mëdha shëndetësore në Kanada

Zjarret kanadeze të kësaj vere i ekspozuan njerëzit ndaj tymit të dorës së dytë, në nivele që nuk shiheshin që kur pirja e duhanit u ndalua në ambiente të mbyllura, në shtetin e Nju Xhersit në vitin 2006, sipas studiuesve në Universitetin Rutgers.

Që nga ndotja më e keqe nga 6 deri më 8 qershor, Filadelfia dhe qytetet e tjera të Bregut Lindor kanë vazhduar të përjetojnë një ulje periodike të cilësisë së ajrit.

Studiuesit u përpoqën të kuptojnë ndikimin e zjarreve në cilësinë e ajrit në SHBA-në Verilindore dhe të japin një pasqyrë se si kjo ndotje mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve, pasi zjarre të tilla bëhen më të zakonshme me ndryshimet klimatike.

Nivelet mesatare të ndotjes të matura në Nju Xhersi dhe Nju Jork, pasditen e 7 qershorit arritën gati 10 herë më shumë se niveli maksimal, që standardet federale thonë se është i sigurt për njerëzit për t’u konsumuar gjatë 24 orëve.

Qyteti i Nju Jorkut ishte qyteti më i ndotur në botë atë ditë.

Studiuesit zbuluan se kjo ndotje ishte e ngjashme me nivelin e tymit të dorës së dytë në baret, përpara miratimit të një ligji në Nju Xhersi të vitit 2006 që ndalonte pirjen e duhanit pothuajse në të gjitha hapësirat publike.

Pensilvania miratoi një ligj të ngjashëm në vitin 2008 pas njohjes mbarëkombëtare se tymi i dorës së dytë shkakton kancer të mushkërive, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të tjera.

Banorët e Filadelfias filluan t’i ndiejnë pasojat menjëherë pas tymit.

Vizitat në dhomën e urgjencës nuk u rritën siç mendohej, por ekspertët janë të shqetësuar për efektet afatgjata.

Zjarret janë shkaku kryesor i shtrimeve në spitale për shkak të ndotjes.

Në disa muajt e ardhshëm, studiuesit do të analizojnë kimikatet, përbërës të tymit për të studiuar se si ato mund t’i bëjnë njerëzit të sëmuren, si dhe se si mund të kontribuojnë në ndryshimin e klimës.

Grimcat nga tymi i zjarrit mund të ftohin dhe ngrohin atmosferën, të ngjashme me efektet e gazeve serrë siç është dioksidi i karbonit.

Numri i zjarreve po rritet në të gjithë Amerikën e Veriut.

Zjarret e këtij viti shënuan një fillim dukshëm më të hershëm të sezonit të zjarreve në Kanada.

Zjarret e këtij viti kanë djegur më shumë se dy milionë hektarë deri më sot, një sipërfaqe toke e barabartë me madhësinë e Kentakit dhe dyfishin e mesatares së djegur në vitet e mëparshme. /ata


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë