Vijon të jetë shqetësues fenomeni i ndotjes së detit nga anijet që derdhin karburantin e tyre dhe ujërat e zeza në ujërat territoriale të Shqipërisë. Këtë herë vijnë disa foto denoncuese të ndotjes së detit Jon pranë brigjeve të Vlorës.
Më herët janë denoncuar edhe ato pak anije kroçere që ankorohen në brigjet shqiptare si ndotëse, pasi ujërat e zeza i derdhin pikërisht në portet ku ankorohen, si në Vlorë, Sarandë, por edhe në Durrës.
Ky fenomen është shumë shqetësues, pasi përveç ndotjes së madhe që i bën detit, krijon një imazh shumë negativ të Shqipërisë tek ata turistë që vijnë në vendin tonë me pushime afatgjata dhe jo vetëm për një shëtitje si pjesë e tureve të kroçereve.
Fotot e mësipërme janë publikuar nga ambientalisti i njohur, Sazan Guri, i cili pretendon se kjo ngjarje ka ndodhur në zonën pranë Gadishullit të Karaburunit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.