Ka shumë gjëra që vijnë në mend kur dëgjoni emrin e Drake. Përveçse një nga reperët më të njohur në botë, ish-i Rihannas, Drake ka rritur të japë një frymë të re edhe për imazhin e qytetit.
Ylli i njohur kanadez Drake, i cili numëron shumë suksese në karrierën e tij muzikore, duket se ka patur një ndikim shumë pozitiv jo vetëm në fushën muzikore , por edhe në ekonominë e vendlindjes së tij Toronto.
Fillimisht si mbështetës i ekipin e basketbollit Toronto Raptors , reperi është bërë mjaft popullor në fushën e sportit , ndërkohë që prej famës së këngëtarit kanë përfituar edhe një numër i madh restorantesh dhe biznesesh në qytet.
Influenca e Drake është e dukshme, por për Toronton ai vlen më shumë se një shtysë kulturore: ai vlen qindra miliona dollarë.
Restoranti ku ai ka xhiruar një videoklip ka rezervime të rregullta nga njerëz që duan të ulen në tavolinën e Drake. Po ashtu kanë përfituar restorante, palestra, madje edhe dyqane elektronikesh.Një raport i fundit ka llogaritur këtë ndikim dhe ka arritur në përfundimin se Drake vlen 440 milionë dollarë për ekonominë e Torontos. Me pak fjalë ai vlen sa 5% e industrisë së turizmit të qytetit, e cila arrin në 8.8 miliardë dollarë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.