Ka ndodhur

“Ndezën bombulën për të bërë kafe, i gjeta në pishinë”, flet i afërmi i të plagosurve

Një nga të afërmit e familjes Gjoka në Velipojë, e cila është në gjendje të rëndë te Trauma për shkak të shpërthimit të bombulave të gazit në hotelin e tyre, tregon detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë të diel në mëngjes.

Zef Zefi, i cili ka lidhje familjare me të plagosurit, tregon se kishte dale të blejë bukën në mëngjes dhe ndërsa kthehej ka dëgjuar shpërthimin në hotel, duke parë të dilte tym dhe flakë.

“Dola të blej bukë dhe kur erdha rrugës e dëgjova shpërthimin, kur erdha shoh tymin. Kur vij këtu i gjej të gjithë në pishinë, e kam mik, vëllai i gruas. Më tregoi gruaja pastaj se ata janë ngritur në mëngjes si çdo ditë, kanë marrë me pjek kafen në një bombol gazi të vogël dhe sa e kanë ndezur ka shpërthyer. Këto bombolat e vogla, si duket kanë pasur rrjedhje”.

Ai thotë se gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë pasi kanë djegie të mëdha në trup.

“Gjendja e të plagosurve është shumë e rëndë, sa i nisëm me helikopter. Kanë djegie komplet. Them se u ka bërë mirë uji kur janë future në pishinë pas shpërthimit, por dikush thotë se nuk u ka bërë mirë se u ka hequr lëkurën. Ishalla u ka bërë mirë uji. Kishin ardhur mbrëmë. Burrin e ka në Itali nusja e mikut. Kishin ardhur me pastru hotelin me fillu sezonin. Kanë pastruar mbrëmë, në mëngjes janë ngritur për të bërë kafe dhe…”.

Nga shpërthimi i bombulave, kanë mbetur të plagosur nëna dhe tre fëmijët e saj, të cilët ndodhen në gjendje shëndetësore, për shkak të djegieve që kanë marrë në trup.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë