Futboll

Ndeshjet e kthimit të Europa League, ankth në Milano dhe Londër

Luhen mbrëmjen e kësaj të enjte ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ve të Ligës së Europës. Do të jenë 8 ndeshje që do të luhen në dy orare të ndryshme, ku janë disa përballje që nuk duhen humbur. Sfidat më emocionuese do të luhen në “San Siro” Inter – Frankfurt dhe “Emirates Stadium”, Arsenal – Rene.

Interi do të pres Eintrahtin e Frankfurtit në një përballje shumë të fortë, që ka më shumë vlera pas rezultatit të ndeshjes së parë që u mbyll në barazim 0-0. Skuadra italiane vjen në këtë përballje e gjymtuar dhe pjesën më të madhe të ekipit jashtë fushe. Spaleti do duhet të improvizojë dhe të marrë maksimumin, më tepër në repartin e sulmit, aty ku mungesat janë të shumta.

Ndërkohë për Arsenalin ndeshja e shtëpisë pritet të jetë më e vështirë. Në takimin e parë “topçinjtë” humben me Rene me rezultatin 3-1 dhe tashmë në këtë ndeshje kthimi do duhet të fitojë minimalisht 2-0 ose më thellë. Pritet një përballje e fortë, po duke u nisur nga fitorja me Junajtid në javën e fundit, nga Arsenali mund të pritet çdo gjë. Në ndeshjet e tjera, Çelsi, Napoli apo Vilareali në këto ndeshje kthimi nuk besohet të kenë probleme serioze. Të treja kanë fituar bindshëm në ndeshjet e para dhe këto sfida kthimi pritet t’ju japin më shumë hapësira lojtarëve të stolit. Një sfidë delikate paraqitet për Seviljan, që do duhet të fitojë për të përmbysur barazimin e ndeshjes së parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë