Rritja ekonomike në tremujorin e tretë të 2019-ës është 3,81 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2018.
INSTAT raporton se kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia, Energjia dhe Uji, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative, Aktivitete të pasurive të paluajtshme, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit, aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit. Negativisht ka kontribuuar aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi, Ndërtimi dhe Informacioni dhe Komunikacioni.
INSTAT sqaron se sektori i ndërtimit pati rënie me 1,14 %, i ndikuar kryesisht nga kompanitë e lidhura me projektin TAP.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.