Bota

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi është publikuar nga Corriere Sella Sera.

Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset, u shua në moshën 86 vjeçare. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit.

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë  përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001 – 2006 si dhe në vitet 2008 – 2011.

I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit. 

E nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua. Në  fund të viteve 70 ai përqëndroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione të gazettes “Giornale” . Në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv “MediaSet” pjesë e të cilit janë edhe Channale 5, Italia -1 dhe Rete – 4.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë