Sociale

Ndërron jetë 82 vjeçarja në Spitalin Infektiv, shkon në 12 numri i viktimave

Një njoftim i fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregon se numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 12.
Bëhet me dije se pacientja me iniciale L.M nga Tiranë, në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, ku po kurohej prej 5 ditësh. Ministria e Shëndetësisë njofton se dy ditët e fundit gjendja e pacientes u rëndua dhe nuk arriti të mbijetonte, pasi vuante na një sërë sëmundjes bashkëshoqëruese si Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatizmale).
Më herët Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në vendin tonë janë shtuar edhe 11 raste të reja me COVID-19 dhe numri total ka arritur në 223, ndërkohë 4 pacientë janë shëruar përgjatë 24 orëve.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët,”deklaroi Albana Fico, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë