Moti

Ndalojnë reshjet e shiut. Temperaturat deri në 18°C

Nga Gazeta 'Si'-Qarkullimi i masave ajrore nga veri-veriperëndimi i Europës do të bëjë që territori shqiptar të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale por mbeten konstante vlerat e mesditës duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në Ersekë deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë