Sociale

Ndalohen klubet e natës. Lokalet pa muzikë pas orës 20:00

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një akt normativ ku përcaktohet se  ndalimi i hapjes së klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Gjithashtu  në aktin normativ përcaktohet ndalimi i muzikës për të gjitha mjediset e  shërbimeve pas orës 20.00.

Më tej në aktin normativ përcaktohet se masat ndëshkuese për mos respektimin e këtij vendimi do të jenë përkatësisht  gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare, për klubet  dhe gjobë 1 000 000 lekë për muzikën e lartë, ndërsa  në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë këto masa vijë për shkak se janë rritur shifrat e të infektuarve dhe vendet e lart përmendura deri më tani kanë shërbyer si vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Ndër të tjera Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura dhe të përshtaten me normalitetin e ri si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë e shëndetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë