Kosova

Ndalohen dy rusë në Jarinjë, kishin hyrë ilegalisht në Kosovë

Nga Gazeta 'Si'-Dy persona me pasaporta ruse janë ndaluar në Jarinjë të Kosovës.

Ata nuk kishin viza dhe sipas policisë dyshohet se kanë ardhur me anë të rrugëve ilegale. Policia e Kosovës e ka vlerësuar si kalim ilegal të kufirit.

"Raportohet se në dalje në SPK Jarinje janë hasur dy persona me pasaporta ruse një mashkull dhe një femër të cilët nuk kishin viza të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit të personave, të njëjtit nuk kishin hyrje/dalje në Republikën e Kosovës. Sipas tyre, të njëjtit kanë ardhur nga Nishi i Serbisë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinje, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale", thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në arrest.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë