Futboll

Ndalo N’Golo, ndalo! Ndonjë ditë do krososh dhe do gjuash po vetë me kokë!

“N’Golo Kanté ngrihej nga gjumi herët në mëngjes dhe shkonte të bënte shëtitjen e përditshme prej 4 kilometrash, pastaj vinte në qendrën sportive dhe rifillonte gjithçka nga e para.

I kam thënë gjithmonë që të pushonte, që të mos harxhonte shumë energji, por ai përgjigjej: ‘Mister, unë te Boulogne denigrohesha gjithmonë nga të gjithë. Më thoshin gjithmonë se nuk do të bëhesha kurrë futbollist. Sot stërvitem gjithë kohës për t’u treguar të gjithëve se nuk duhet vetëm talent, por edhe shumë vullnet dhe pasion'.

Trajneri Ranieri duke udhezuar Kante. Gazeta Si, 27 nentor 2021

N'Golo ishte i pabesueshëm, jashtë normales, dukej sikur kishte bateri të fshehura poshtë të mbathurave.

Gjatë një ndeshjeje kampionati i thashë: 'Hej, N'Golo ndalo, ule ritmin. Mos vrapo pas topit çdo herë, ok?'. 'Ok, mister'. Dhjetë minuta më pas ngrita sytë dhe e pashë që përsëri po vraponte. Në atë moment i thashë: 'Ndonjë ditë do të shoh të krososh dhe pastaj të shkosh po vetë të gjuash me kokë’".

Një histori e treguar nga trajneri i njohur italian, Klaudio Ranieri, për mesfushorin N’Golo Kante. Të dy fituan titullin kampion në Premier Ligë me Leiçesterin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë