Rend dhe Ligj

“Ndal policia!”… Pa maskë, por me hashash në xhep

Mosmbajtja e maskës anticovid i ka kushtuar një të riu disa orë në komisariat, një gjobë dhe një dosje penale të hapur. S.T u konstatua me shkeljen e masave kundër pandemisë nga një shërbim policor që patrullonte dhe që e vërejti të riun duke pedaluar me biçikletë. Por sipas burimit të gazetës Si i riu kur i është nënshtruar kontrollit fizik, është zbuluar se ai kishte disa doza hashashi. I riu u verifikua në afërsi të shkollës Gjeologji Miniera deklaron për gazetën Si policia që thekson se ndalimi i tij u bë nga patrulla pasi nuk kishte maskë.

“Policët e ndaluan për t’i tërhequr vëmendjen dhe pasi i kërkuan mjet identifikimi, ai reagoi duke mos bashkëpunuar”, citojnë burimet e gazetës Si. Në këto kushte ai është shoqëruar në komisariatin numër një ku dhe gjatë kontrollit fizik rutinor i është gjetur një qese farmaceutike me lëndë të dyshuar si canabiss sativa me një peshë preh 1.6 gramë. I riu është marrë në pyetje dhe këmbëngul se hashashin e kishte për përdorim vetjak duke qenë se është përdorues prej një viti. “U mor kampioni i urinës të S. T nënvizohet më tej në shkresat policore  dhe u krye vendim për ekspertim toksikologjik dhe kimik”. I dyshuari u la i lirë, megjithëse dosja do t’i referohet në prokurori për prodhim dhe mbajtje lënde narkotike. Krahas kësaj përpara se të lindte ambientet e komisariatit numër një T. bëhet me dije se u gjobit nga policia për shkelje te masave anticovid për mosmbajtje të barrierës mbrojtëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë