Futboll

Ndahet nga jeta pas një ataku kardiak trajneri i Butrintit, Odisea Çipa

Gazeta Si – Një lajm i hidhur është mësuar mëngjesin e sotëm për komunitetin e futbollit. Odisea Çipa, trajneri i Butrintit të Sarandës, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Ish-futbollisti dhe trajneri sarandiot nuk mundi ta përballonte sulmin në zemër mëngjesin e sotëm. Ai kishte ndjerë shqetësime dhe në ndeshjen mes Butrintit dhe Memaliajt disa ditë më parë, madje ishte transportuar me autoambulancë drejt spitalit të Sarandës.

Odisea Çipa. Gazeta Si, 9 shkurt 2023

Odisea Çipa është një nga njerëzit që e kanë qëndruar më pranë futbollit në qytetin jugor edhe në momentet më të vështira. Pas lajmit të hidhur ka reaguar menjëherë edhe presidentit i FSHF-së, Armand Duka, duke bërë një postim në faqen e tij për t’i shprehur ngushëllimet familjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë