Atletike

Ndahet nga jeta mjeshtri i atletikës shkodrane, Vildan Tufi

Pas një sëmundjeje të rëndë që po e mundonte kohët e fundit, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare mjeshtri i madh i atletikës shkodrane dhe asaj kombëtare, Vildan Tufi. Tufi, i lindur në Shkodër, më 14 prill 1945, ka qenë për vite e vite me radhë një nga trajnerët më të shquar të atletikës në vend.

Nga puna e palodhur e profesor Vildan Tufit kanë dalë kampionë të mëdhenj, ku mund të përmenden Vera Gregu, rekordet e së cilës në kërcim së gjati dhe në trehapësh nuk janë thyer ende. Ajo ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimipke të Atlantës në vitin 1996. Arbana Xhani është një tjetër kampione në garat e shpejtësisë që ka dalë nga duart e profesor Tufit. Kampioni i fundit i stërvitur prej tij është Izmir Slmajlaj, kampion Europe në kërcim së gjati.

Menjëherë pas lajmit të trishtë kanë reaguar personalitete të ndryshme të sportit në vend, duke nisur nga presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli. Edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka postuar në faqen e saj një ngushëllim për profesorin Vildan Tufi, njëriun e respektuar në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë