Bota

NATO, Suedia nënshkruan kërkesën zyrtare për anëtarësim

Gazeta Si - Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, nënshkroi këtë të martë paradite kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Sipas, nënshkrimi përfaqëson hapin zyrtar të Stokholmit drejt anëtarësimit në Aleancë të udhëhequr nga SHBA. Kjo i jep fund neutralitetit të saj prej dekadash.

Kërkesa erdhi në një kohë kur pushtimi rus në Ukrainë ka vënë në pikëpyetje sigurinë e shumë vendeve.

"Kërcënimi rus ndihet dhe situata është shumë serioze. Duket se kemi arritur në përfundimin më të mirë", deklaroi ministrja.

Sipas Linde, kërkesa do të dorëzohet këtë javë sëbashku me Finlandën për tu përpunuar më pas nga NATO, citon CNN.

Finlanda dhe Suedia vendosën t`i japin fund politikës disa dekadësh të neutralitetit në mesin e rritjes së shqetësimeve në këto dy shtete nordike pas pushtimit rus të Ukrainës.

Megjithatë, Turqia, shtet anëtar i NATO-s, është shprehur e vendosur për t’i thënë “jo” dy vendeve nordike, për shkak të mbështetjes së tyre ndaj grupeve kurde terroriste në të shkuarën.

“Mos u lodhni fare të vini në Ankara e të përpiqeni të na bindni të ndryshojmë mendje për anëtarësimin tuaj në NATO”, - ishte mesazhi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë