Bota

Moska: Suedia dhe Finlanda në NATO, një gabim me pasoja!

Gazeta Si - Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov thotë se vendimi i Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar e NATO-n do të kishte pasoja të gjera, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Ai thotë po ashtu se e gjithë situata globale do të ndryshojë rrënjësisht si rezultat i lëvizjes.

Ryabkov tha se Finlanda dhe Suedia nuk duhet të kenë iluzione se Rusia thjeshtë do ta pranojë vendimin e tyre, raporton Interfax.

Më herët Kremlini është shprehur se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të ishte gabim.

Ryabkov tha se Finlanda dhe Suedia nuk duhet të kenë iluzione se Rusia thjesht do të durojë vendimin e tyre, raporton Interfax.

Ndërkohë, Rusia dhe SHBA, nuk po bëjnë marrëveshje për një takim mes Vladimir Putin dhe Joe Biden, ose midis shefave të diplomacisë së tyre Sergey Lavrov dhe Anthony Blinken.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergej Ryabkov tha këtë të hënë se “asnjë përgatitje e tillë nuk është duke u zhvilluar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë