Kosova

NATO shqyrton shtimin e pranisë në Kosovë, Stoltenberg: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Nga Gazeta 'Si' - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se NATO po shqyrton shtimin e pranisë në Kosovë.

Kjo vjen pas tensioneve të vazhdueshme në veri të Kosovës. Stoltenberg këto komente i bëri pas takimit në Samitin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.

“Ne adresuam edhe çështjet në Ballkanin Perëndimor, dhe kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës. Së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së ne do të diskutojmë mënyrat që të rrisim stabilitetin në rajon. NATO-ja tashmë ka shtuar 1000 trupa në Kosovë, dhe jemi duke shqyrtuar një prani më të qëndrueshme në Kosovë”, tha Stoltenberg.

Sekretari i NATO-s foli edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se të dyja vendet duhet të rikthehen në tryezën e diskutimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë