“National Geographic” ka vendosur qytetin e Kosovës, Prizrenin mes 25 vendeve evropiane që duhen vizituar këtë vit për gjurmët historike, që përmbajnë. Përmes fotografive, National Geographic e ka cilësuar Prizrenin si kryeqytetin kulturor të Kosovës, i cili mban arkitekturën e epokës osmane në shpatet e Malit të Sharrit.
SAN MARINO, San Marino- Kalaja Guaita është më e vjetra ndër tre kullat e ndërtuara në Monte Titano, me pamje mbi kryeqytetin e San Marinos.
GRANADA, Spanjë - Në rajonin jugor të Andaluzisë, Granada ka pjesë të arkitekturës mesjetare, sidomos kalaja e Alhambrës me pamje nga i gjithë qyteti.
DUBLIN, Irlandë- Kryeqyteti irlandez është shtëpia e një kështjelle mesjetare, rrugëve me kalldrëm dhe katedrales së Shën Patrikut të shekullit të XII-të.
VENECIA, Itali- Është ndërtuar mbi më shumë se 100 ishuj të vegjël në një lagunë në Detin Adriatik, Venecia më së miri eksplorohet me gondolë.
PARIS, Francë- Paris është i njohur për bulevardet me monumente, kafene klasike në trotuarë dhe për muzetë e famshëm.
FIRENCE, Itali- Njihet si djepi i artit në botë, Firence konsiderohet si vendlindja e Rilindjes.
ROMA, Itali - Përzierja e rrënojave të lashta, arti frymëzues dhe rrugët e zhurmshme, Roma është një nga qytetet më të vizituara në botë.
BARCELONA, Spanjë - Barcelona është e famshme për arkitekturën e Antoni Gaudi, arkitekti i njohur dhe fytyra e modernizmit katalanas.
HELSINKI, Finlandë - Rruga qendrore e Mannerheimintie ku ndodhen Muzeun Kombëtar Historik, Selia e Parlamentit dhe muzeu i artit bashkëkohor, Kiasma.
BRYZH, Belgjikë – Rrugët me kalldrëm dhe uji i japin bukuri të rrallë Bryzhit.
MADRID, Spanjë – Rezidenca historike e mbretit të Spanjës e vendosur jashtë kryeqytetit spanjoll, Madrid.
BUDAPEST, Hungari – I ndarë në dy pjesë nga lumi Danub, Budapesti ofron një Kështjellë përgjatë lumit nga Selia e Parlamentit, e treta më e madhe në botë.
VJENA, Australi - Kryeqyteti imperial i Austrisë karakterizohet nga një numër i madh ndërtesash të stilit barok.
LONDRA, Angli - Një nga qytetet më të vizituara në botë, Londra ka shumë për të vizituar si Parlamentin, muzeun Westminster Abbey dhe kullen e orës Big Ben.
KOPENHAGEN, Danimarkë - Qendra historike e Kopenhagës ka Frederiksstaden, një distrikt i shekullit të XVIII-të dhe Pallatin Amalienborg të familjes mbretërore.
PRAGA, Republika Çeke – Njihet si "Qyteti i njëqind majave", Praga është i njohur për sheshin e qytetit të vjetër me ndërtesa baroke, kisha gotike dhe një orë astronomike mesjetare.
MOSTAR, Bosnje dhe Hercegovina - Trashëgimia e UNESCO-s, që daton nga perandoria osmane, Ura e Vjetër e rindërtuar dhe qyteti i vjetër i Mostarit është simbol i pajtimit dhe bashkëjetesë së diversitetit në Bosnje dhe Herzegovinë.
KRAKOV, Poloni – Në Krakov ndodhet Bazilika e Shën Marisë dhe një nga sheshet më të mëdha mesjetare në Evropë.
AMSTERDAM, Holandë – Amsterdami është shtëpia e Muzeut Van Gogh, veprave të Rembrand dhe Vermeer në Rijksmuseum dhe artit modern në Stedelijk.
BRATISLAVA, Sllovaki- Kalaja e Bratislavës, e cila daton në shekullin e IX-të, por u rindërtua në vitet 1800, qwndron mbi një qytetin e vjetër në brigjet e lumit Danub.
STOKHOLM, Suedi - Kryeqyteti suedez ështw ndër qytetet e vjetra mesjetar dhe më të mira të Evropës, që datojnë në shekullin e 13-të.
PORTO, Portugali – Njihet për verën, bregu i Portos ofron ura piktoreske, një lagje mesjetar dhe rrugë të ngushta me kalldrëm.
VATIKANI - Zyrtarisht një qytet-shtet në Romë. Qendra e Vatikanit ndodhet rreth bazilikës së Shën Pjetrit dhe Sheshit të Shën Pjetrit. Shumë nga kryeveprat më të njohura të Italisë mund të gjenden në muzeumet masive të Vatikanit.
TALIN, Estoni – Kulla e shekullit të XV mbron qytetin e vjetër, një vend i UNESCO-s, kryeqendër kulturore e Estonisë.
3 Most Common Fraudulent Drugs
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.