Shkencë

NASA do të hapë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për turistët

Që prej fillimeve të 2020, Stacioni Ndërkombëtar Hapsinor nuk do të vizitohet vetëm nga astronautët dhe profesionistët e hapësirës, por edhe nga turistët. NASA ka bërë me dije se, vizita për një natë do të kushtoj rreth 35.000 dollarë. Gjithashtu, agjencia deklaroi se do të hapë stacionin dhe për sipërmarrjet e biznesit.

“Do të ketë deri në dy misione të shkurtra private të astronautëve në vit,” tha Robyn Gatens, zëvendës drejtor stacionit.
NASA shpjegoi se astronautët privatë do të lejoheshin të udhëtonin deri në 30 ditë, me anijen kozmike të SHBA.
"NASA po bën këtë hap për të zhvilluar mundësitë për të hyrë në treg dhe kjo është një formë e mirë marketingu, diçka që nuk kemi bërë kurrë më parë,” tha Jeff DeWit, shefi i financave në stacion.

Ndër të tjera u bë me dije se entet private tregtare do të ishin përgjegjëse për, përcaktimin e përbërjes së ekuipazhit dhe për të siguruar që astronautët privatë të plotësojnë kërkesat mjekësore dhe të trajnimit për udhëtimin.
Dy kompanitë e punësuar nga NASA, të cilave i’u është ngarkuar kjo detyrë janë Space X e Elon Musk dhe Boeing, i cili po ndërton një anije kozmike të quajtur Starliner, posacërisht për turistët. Ekspertët duke qeshur shprehen se këto kompani do të kryejnë, të njëjtin rol si kompanitë e taksive në tokë. Më parë, NASA kishte ndaluar përdorimin komercial të stacionit hapësinor dhe ndalonte astronautët të merrnin pjesë në kërkime të pa autorizuara. Megjithatë, kjo qasje ka qenë propozuar edhe më parë, kur Deniss Tito një biznesmen amerikan vizitoi hapësirën, duke paguar në Rusi rreth 20 milion dollarë vetëm për një udhëtim.
NASA njoftoi këtë të premte se gjithçka po kryhet për privatizimin e stacionit ndërkombëtar hapësinor. Ishte pikërisht presidenti i SHBA, Donald Trump, që nxiti këtë qasje duke botuar buxhetin vitin e kaluar, e duke i bëri thirrje stacionit ndërkombëtar të hapsirës se, duhet të ketë pavarësi ekonomike deri në vitin 2025. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë