Futboll

Napoli nuk toleron ndaj Romës, Simeone e çon në 13 pikë nga vendi i 2-të

Gazeta Si - El Sharaui barazoi në pjesën e dytë, pas golit spektakolar të Osimhen, por 4 minuta para fundit Simeone i dhuroi Napolit edhe 3 pikë të tjera, duke e çuar në 13 diferencën me vendin e dytë pas javës së 20-të të Serisë A.

Napoli nuk toleron aspak, mund 2-1 Romën në sfidën përmbyllëse të javës së 20-të dhe vazhdon vrapimin i vetëm drejt titullit kampion.

Ndeshja u zhbllokua pas 17 minutash nga një gol-kryevepër i të zakonshmit Osimhen. Roma nuk i humbi shpresat dhe arriti të barazonte çerek ore para fundit me anë të El Sharauit, i futur në fushë si zëvendësues. Pastaj vendosi një tjetër zëvendësues, Simeone, që i dhuroi fitoren skuadrës së Spaletit.

Roma mbetet gjithsesi në garën e Championsit edhe pas kësaj humbjeje. Ka 37 pikë, një më pak se Lacio, Atalanta dhe Milan, rivalët e saj për një vend në 4-shen e parë. Juventusi ka prekur fundin, pasi është mundur sot edhe nga Monca në fushën e tij, me rezultatin 0-2.

Elseid Hysaj luajti 70 minuta në barazimin 1-1 të Lacios ndaj Fiorentinës në ‘Olimpico’, kurse Marash Kumbulla qëndroi në stol gjithë kohën ndaj Napolit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë