Futboll

Napoli mposht Lacion dhe rrit presionin te Juventusi

Napoli ia ka dalë të marrë tre pikët përballë Lacios në ndeshjen kryesore të javës së 20-të të Serisë A. Napolitanët kanë mposhtur lacialët në shifrat 2-1 dhe tashmë e shohin veten 7 pikë pas Juventusit, e cila do e luaj ndeshjen e saj të hënën.

Rezultati 2-1 mund të flasë për një sfidë të luftuar, por në fakt vendasit patën disa mundësi për të fituar edhe më thellë. Plot katër shtylla kanë gjetur lojtarët e Napolit këtë ndeshje, duke konfirmuar fatin e mirë që portieri shqiptar, Tomas Strakosha kishte me vete.
Dy golat e parë të Napolit do të vinin shumë shpejtë, njëri pas tjetrit. Në fillim ishte Kajehon në minutën 34’ dhe më pas Milik në të 37’ që vunë në drejtimin e duhur këtë përballje.

Reagimi i Lacios do të vinte vetëm në pjesën e dytë. I zakonshmi, Imobile do të shkurtonte diferencat në minutën e 61’. Por vetëm kaq ishte forca e Lacios së Tomas Strakoshës, duke dalë pa pikë nga kjo përballje. Sakaq në këtë ndeshje, ka pasur minuta në dispozicion edhe për mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, i cili u hodh në fushë nga Anceloti në minutën e 88’.

Në ndeshjet e tjera të kësaj të diele në Serinë A, Atalanta ka shkatërruar Frosinonen 0-5 me katër gola të Duvan Zapatës. Portieri shqiptar Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti ishin titullarë për bergamaskët në këtë përballje dhe e kryen me sukses misionin e tyre, duke e mbajtur portën të paprekur. Ndërkohë tre përballjet e tjera, Fiorentina- Sampdoria, Spal – Bolonja dhe Kaliari – Empoli janë mbyllur në barazim.

Më poshtë tabela e plotë e ndeshjeve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë