Futboll

Napoli marshon kundër Zyrihut, Çelsi rilind në Suedi

Me shumë gola dhe rezultate të pritshme, kështu janë mbyllur ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Europës në raundin e parë të 1/16-ve. E vetmja që mund të konsiderohet si surprizë, ishte përmbysja që i bëri Vitoria Plzen ndaj Dinamos së Zabgrebit. Ndërsa ekipet e tjera të mëdha, Çesli, Napoli dhe Valencia kanë marrë fitore në këto ndeshje të para.
Londinezët e Çelsit pas asaj humbje shokuese ndaj Mançester Sitit kanë treguar shenja jete. “Blutë” e Sarrit kanë fituar në shifrat minimale 1-2 ndaj Malmo në transfertë. Për anglezët shënuan Barklei në pjesën e parë dhe Zhirud në pjesën e dytë, teksa për vendasit diferencën e shkurtoi Kristiansen në minutën e 80’.

Një fitore shumë e thjeshtë dhe që e çon me një këmbë në raundin tjetër, ka arritur Napoli në Zvicër përballë Zyrihut. Për të kaltrit e Ançelotit sfida në Zyrih ishte një formalitet dhe dy gola do të vinin që në pjesën e parë nga Insjinje dhe Kajehon. Në 45 minutat e dyta trefishoi Zielinski. Por festën e Napolit e prishi mesfushori kosovar, Blerim Kulolli që shënoi në minutën e 83’ golin e 1-3 qw iu jep disi shpreso helvetëve. Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj sërish ka qëndruar për 90 minuta në stol edhe për këtë ndeshje.

Edhe Valencia ka marrë një fitore shumë të thjeshtë në fushën e Sëlltikut. Nga skocezët pritej që të bënin më shumë, por spanjollët nuk iu dhanë asnjë shans, duke fituar shumë thjeshtë në shifrat 0-2. Një fitore me shumë peshë ka marrë edhe Vilareali përballë Sportingut në transfertë. 0-1 triumfuan iberikët që tashmë duket se kanë kapërcyer krizën e rezultateve në kampionat dhe janë favorit për t kaluar në raundin tjetër.

Në ndeshjet e tjera th mbrëmjes në Europa League Klub Bryzh ka fituar 2-1 përballë Salzburgut, ndërsa Shaktari dhe Enitrahi i Farankfurtit janë ndarë në barazim 2-2.

Tabela e rezultateve të ndeshjeve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë