Sociale

Naftëtarët në ditën e dytë të grevës: S’ikim duarbosh në shtëpi

Ka hyrë në ditën e dytë greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës.

Grevistët kanë paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre.

Edhe sot nuk ka ende asnjë reagim nga institucionet shtetërore, ndërkohë që grevistët janë të vendosur ta vazhdojnë protestën deri në plotësimin e kushteve.

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë në grevë deri në plotësimin e kushteve. Marrja e pagave, të cilat janë fituar me gjyqe dhe rifillimi i punës, nëse shteti ka menduar që ta mbylli uzinën të na likuidojë ne dhe të mbyllet. Nuk lëvizim që këtej deri sa të marrim përgjigje.

Nuk kemi çfarë i çojmë fëmijëve në shtëpi nga ky shtet maskara”, mësohet se janë shprehur naftëtarët në grevë.

Naftëtarët e Ballshit protestuan edhe në Tiranë më 17 shtator para Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë