Treg

Nafta ulet në 193 lekë për litër

Nga Gazeta ‘SI’ – Për herë të dytë brenda 24 orëve, Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimin e naftës dhe benzinës në tregun shqiptar.

Konkretisht nga 196 lekë që ishte dje, çmimi i naftës me pakicë sot do të shitet me 193 lekë për litër.

Ndërsa çmimi i benzinës nga 180 lekë që ishte, do të shitet me 179 lekë për litër në tregun me pakicë.

Në njoftimin e Bordit theksohet se çmimet e reja do të hynë në fuqi sot datë 8 maj, ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë