Kombetarja

Myrto Uzuni: Më thanë të prisja ftesën e Greqisë, babai refuzoi kategorikisht

Gazeta Si - Myrto Uzuni ka treguar edhe një herë vështirësitë e mëdha që ka kaluar në fillimet e karrierës së tij. Ai ka zbuluar pagesën e parë që ka marrë te Tomori në Berat, një pagesë modeste prej 175 mijë lekësh. Po ashtu, ai ka treguar edhe një prapaskenë që ka të bëjë me Greqinë.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Klan, sulmuesi i Kombëtares ka rrëfyer se gjatë kohës kur ishte në Greqi i kanë thënë që të priste ftesën e kombëtares së këtij vendi. Por ky variant u refuzua nga lojtari dhe babai i tij.

Myrto Uzuni me fanellen e Granades. Gazeta Si, 16 qershor 2023

“Kur isha në Greqi, trajneri im atje më tha ‘mos u nxito, nëse të vjen ftesë nga Shqipëria, pasi mund të të vijë ftesë edhe nga Greqia’. Babai e refuzoi automatikisht, duke thënë se ne jemi shqiptarë. Ishte koha kur Shqipëria shkoi në Europian dhe në Greqi kishte shumë racizëm”, - ka thënë Uzuni mes të tjerash.

Sulmuesi kuqezi u kthye në qytetin e tij, në Berat, ku luajti me ekipin e parë të Tomorit pa mbushur 19 vjeç. Më pas kaloi tek Apolonia, Laçi dhe pastaj në Kroaci, Hungari dhe tani në Spanjë, ku është bërë protagonist me golat e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë